Një video e presidentit turk Erdogan, i cili refuzon të pijë ujë në gotën që i dha truproja e tij është bërë virale kudo, duke nxitur një sërë komentesh.

Presidenti turk kishte shkuar në rajonin e goditur nga tërmeti në Hatay për të inauguruar një spital. Siç shihet në video, truproja i afrohet duke i ofruar një gotë me ujë, por Erdogan refuzon të pijë.

https://youtube.com/watch?v=JgnQi5CVpO8%3Ffeature%3Doembed

Më pas ka qenë djali i tij, që i ka dhënë gotën me ujë dhe Erdogan e ka pranuar. Natyrisht, një ngjarje e tillë shkaktoi komente të shumta në rrjetet sociale. Disa komentues than se bëhej fjalë për çështje sigurie, ndërsa të tjerë shkruanin se ai mund të kishte frikë se mos i ndodhte diçka e keqe.

Tashmë, rreth 700,000 emigrantë turq kanë votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat filluan të shtunën. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi do të mbahet më 28 maj.

Sipas vëzhguesve, pjesëmarrja në qendrat e votimit është rritur dukshëm. Këshilli i Lartë Zgjedhor njoftoi se më 28 maj votat e emigrantëve do të llogaritën bashke me votat e qytetarëve në vend.