Reforma e re e pagave rriti me tej pabarazinë këtë vit buxhetor, teksa punonjësve në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7 për qind rritje të pagës, ndërsa funksionet e larta të qeverisëse, deputetet, ministrat dhe zv/ ministrat përfituan rritje të pagës nga 50-deri 98 për qind sipas vendimeve të fundit me reformën e pagave që po diskutohet në Kuvend.
Sipas projektligjit për “Kompetencat për caktimin e pagave” që pritët të miratohet nesër ne seancë plenare deputetët përfitojnë rritjen më të madhe me 98 për qind, duke e çuar pagën bruto me 310,250 lekë nga 156,777 lekë që është aktualisht. Pas miratimit nga Kuvendi rritja do të hyjë në fuqi që nga 1 prilli e këtij viti.
Paga e Ministrave rritet me 82 për qind, duke shkuar në 310,250 lekë në muaj nga 174,760 lekë që është aktualisht. Rritje me mbi 72% pësoi edhe paga e kryeministrit dje Kryetarit të Kuvendit, ndërsa paga më e lartë në vend ajo e Presidentit që është në krye të hierarkisë së pagave arriti me 425.000 lekë nga 257, 000 lekë që është aktualisht me rritje 65%.
Por nga ana tjetër trupa më e madhe e administratës përfitoi nga 1 prilli i këtij vetëm me 7 për qind rritje. Praktikisht rritja reale e pagave të tyre është zero për qind pasi rritja është vetëm një indeksim me inflacionin i cili vitin e kaluar ishte 6.7%.
Paga neto e një mësuesi në arsimin 9-vjecar më përvojë 20 vjeçare dhe më të gjitha kualifikimet arriti pas rritjen e 1 prillit në 59,400 lekë nga 56,700 lekë që ishte në mars.
Gjithashtu infermierët kishin rritje vetëm 2600 lekë në muaj. Një infermier në Qendrën Spitalore, Nënë Tereza master shkencor dhe 20 vite përvojë merr 56,600 lekë neto në muaj nga 1 prilli 2023 nga 54,000 me parë.
Teksa përfitimet për 686,923 pensionistë dhe mijëra të tjerë që janë në skemën e ndihmës ekonomike mbeten të pandryshuara. Qeveria ka planifikuar të indeksojë pensionet në vjeshtë gjatë tetorit.
Në mars të këtij viti paga e një mësuesi ishte sa 32% e pagës së një ministri, por me reformën e pagave paga e një mësuesi është vetëm sa 19% e pagës së ministrit.
Qeveria ka në plan të zbatojë një reformën për rritjen e pagës për punonjësit e administratës së publike me 900 euro në dy vitet në vijim, por duket se mesatarizimi do të vijë nga pagat e niveleve të larta, teksa pagat e ulëta përfituan vetëm indeksim në vitin e parë të reformës.
Por pabarazia do të jetë edhe me thelë për pensionistët të cilët, janë të varur tërësisht nga pagesa e pensionit, teksa administrata publike ushqehet edhe nga burimet informale.