Jasmine Hartin, më parë e martuar me të birin e senatorit milioner britanik Lord Michael Ashcroft është urdhëruar të kryejë 300 orë punë komunitare si dhe të regjistrojë një video ku të flasë për “rreziqet e konsumit të alkoolit dhe vendimeve të papërgjegjshme”, çka besohet se sollën vrasjen e kryepolicit me të cilin ajo shoqërohej.
Gjykatësi Ricardo Sandcroft gjithashtu i hoqi të drejtën Hartin të mbajë armë për dy vjet.
Pas dhënies së vendimit, bija e madhe e viktimës Maya Jemmott, tha: “Nuk jam një person urrejtës dhe nuk e urrej atë, por nuk mund ta fal sepse mori një pjesë vitale të jetës time, ajo më mori babanë tim.”
Muajin e kaluar 34 vjeçarja Hartin pranoi vrasjen nga pakujdesia të Henry Jemmott në qytezën e San Pedro in Maj 2021, ne ishullin e Karaibeve.
Pas pranimi të fajit aristokratja tha: “Dua që familja e Henry të ketë paqe dhe të lërë prapa këtë ngjarje në mënyrë që të gjithë të shërohemi”.
E veja e viktimës, 39 vjeçarja Romit Wilson, dënonte sjelljen e Hartin gjatë gjithë gjyqit duke akuzuar aristokraten e fuqishme se “po kryente një fushatë ndërkombëtare publicistike gjatë gjithë gjyqit”.
Hartin pretendonte se ‘kishte luajtur’ me pistoletën e policit dhe mendonte se kishte qenë e zbrazur kur e kishte qëlluar aksidentalisht për vdekje.
Por megjithë pretendimet e aristokrates, motra e viktimës Jemmott, beson se ajo kishte qëlluar vëllanë e saj në stil ekzekutimi.
Pas dënimit Hartin shpreson të largohet nga Belize për t’u bashkuar me dy fëmijët e saj, të cilët kanë për baba Andrew Ashcroft, i biri i senatorit konservator britanik Lord Ashcroft.
Hartin ishte gjetur në një mol bregdetar pranë trupit të shefit vendor të policisë Jemmott i cili ishte qëlluar për vdekje me një plumb.
Në gjykatë u tha se dyshja ishin miq dhe po kalonin kohë bashkë në bregdet, kur rojet e sigurisë dëgjuan papritur një të shtënë rreth orës 12:45 të natës.
Ata thanë se kishin gjetur Hartin “të mbuluar me një substancë të kuqe” teksa trupi i Jemmott kishte rënë në ujë dhe ishte larguar rreth 20 metra nga bregu. Policia kishte sekuestruar një pistoletë Glock 17 me të cilën ishte qëlluar viktima.