Një i vdekur dhe 14 të plagosur: ky është bilanci paraprak i një aksidenti në Itali, ku një autobus me 38 pasagjerë në bord përfundoi duke u përplasur me 5 makina të tjera.
Tragjedia ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit në autostradën A16 Napoli-Canosa, në drejtim të Napolit, pranë komunës Vallesaçarda në km 101.
Zjarrfikësit janë në punë në vend me një vinç të lëvizshëm. Të plagosurit u transportuan në spitale të ndryshme si Avellino, Benevento, Ariano Irpino dhe të tjerë.
Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe një autoambulancë. Zjarrfikësit po ngrenë autobusin për të nxjerrë pasagjerët e tjerë.
Dinamika e aksidentit po shqyrtohet ende nga Policia Rrugore, edhe nga rikonstruksionet e para duket se pas një aksidenti mes tre makinave, ku humbi jetën një automobilist, autobusi që po vinte nga afër ka goditur një nga mjetet e stacionuara në rrugë.
Me ndihmën mjekësore dhe mekanike, Brigada e Zjarrfikëses ka ndërhyrë me shpejtësi në vendin e aksidentit.
Aktualisht në vendin e ngjarjes trafiku kalon në një korsi që devijon nga karrexhata përballë dhe ka një radhë prej 1 km drejt Napolit.