Kryetari i PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka uruar besimtarët për kremtimin e festes së Shën Joan Vladimirit që festohet çdo 4 Qershor në fshatin Shijon të Elbasanit. Murataj shkruan: “Dëlirësia dhe dashuria ndaj veprave të mira për njerzit dallon shtetarët nga tiranët. Sot lutjet e mia shkojnë për çdo qytetarë të Elbasanit dhe Shqipërisë. Nën shembullin dhe modelin që ka dhënë Shën Joani le të besojmë dhe të punojmë fort për të ardhmen e brezave. Pasuria më e madhe që do ti lëm trashëgim është besimi tek Shqipëria, puna dhe amaneti i të parëve.”/Egnatia news