Avokati Sokol Hazizaj ka folur jashtë dyerve të SPAK, pasi kjo e fundit dha pretencën për klientin e tij Alqi Bllakon sa i takon inceneratorit te Fierit.

SPAK kërkoi për ish deputetin e PS Alqi Bllako 7 vite burg.

Prokuroria ka kërkuar edhe ndryshimin e akuzës për ish deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako duke iu rikthyer akuzës fillestare për shpërdorim detyre si funksionar i lartë shtetëror dhe jo si funksionar publik.

Avokati tha se akuza për korrupsion nuk është e bazuar te faktit, ndaj sipas tij duhet të rrëzohet.

“Ne gjithmonë e kemi deklaruar dhe para gjykatës se akuzat kanë qenë të padrejta dhe të pareferuara për aktet penale, por kanë qenë dyshime. Ne i qëndrojmë të njëjtës gjë, si në seancën paraprake. Gjykata duhet të mbajë qëndrim të thjeshtë. Për sa kohë prokuroria i qëndron të njëjtës akuzë, duhet të pushojë çështjen. Pra është vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës. Ky është një qëndrim joligjor, jo në përputhje me kodin, por është jokushtetues. SPAK, vepron jo në përputhje me kodin e procedurës penale, por dëmton interesat e qytetarëve.”, tha ai.