Nga Erion Murataj

Nuk ka lajme nga fronti i lindjes.

Po aq të pa’burra e të rrjedhur njëlloj si para 14 Majit. Një inkoherencë dhe arsye perverse për të lënë peng në duart siç thonë ata të “regjimit” pa frena e pa kontroll gjoja armikun.

Palaço politik që kuisnin për Elbasanin duke armiqësuar njerëzit me njëri-tjetrin e që sot fikin telefonat të kredhur në borxhe .

Militantë të pambrojtur që i hodhën si falanga kundër bashkëqytetarëve e familjareve të tyre me premtime drejtorishë, provimesh apo ku di unë se çfarë tjetër.

Një plak i rrjedhur që nxjerr video dhe pse pati komisionerë, numërues, antarë KZAZ e vëzhgues. Një butafori qesharake akuzash që buron nga impotenca politike e një grushti njerzish pa dinjitet e moral politik që mbajnë në këmbë “regjimin” për interesa e halle personale.

Elbasani i fundit si gjithmonë pasi të gjithë tashmë kanë parlamentet e tyre Elbasani duhet të vuajë çmendurinë e një plaku të rrjedhur dhe justifikimin e borxheve të hallexhinjëve që armiqësuan elbasanasit për të disatën herë radhazi.

Fresk me të madh për Ramën dhe Llatjen nuk ka. Llogaridhenia fundja është nocion i urryer nga të gjitha kahët e katërkëndeshit të pander dhe pa moral të politikës 32-vjeçare.

Mbretër të rrjedhur pa kurorë në kurrize të fatkeqëve që iu besojnë dhe një Elbasani që lëngon prej plaçkitjes 32- vjeçare që i bëjnë në emër të farsës politike.Nëse perversiteti politik të shijon në gjykatë Sali, ço atje zarat që i ofrove Elbasanit si alternativë .

A në qofsh burrë kërko trasparencë për figurën e tyre bashkë me ata që akuzon se gjoja të kanë vjedhur vota.

Dije që në çdo rast hajdutë dhe pander dilni ju të gjithë bashkë.

Elbasani është viktima që së shpejti do të gjej forcën t’iu kthej reston pa gjykatë ty, regjimit dhe bashkëudhëtarëve të tu në 32-vite.