Gjykata e Strasburgut ka gjobitur me 3000 euro shtetin shqiptar lidhur me një çështje të depozituar në këtë gjykatë e njohur si çeshtja Kola. Kerkuesit Ndrec Koka i denuar me 19 vite burg iu refuzua aksesi ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne gjetjet e Strasburgut në këtë rast është shkelur konventa europiane e te drejtave te njeriut.
“ Gjykata ka konstatuar shkelje të nenit 6 të Konventës pasi Gjykata Kushtetuese e privoi kërkuesin nga aksesi në atë gjykatë. Gjykata Kushtetuese nuk shqyrtoi bazueshmërinë e ankesës kushtetuese të ankuesit në të cilën ai pretendonte shkelje të së drejtës së tij për një gjykim të drejtë sipas nenit 42 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës me arsyetimin se ai nuk kishte pasur një mundësi për të paraqitur dhe kundërshtuar provat, për të pyetur dëshmitarët dhe për t’u përfaqësuar nga një avokat i zgjedhur prej tij “thuhet me tej ne vendimin e Strasburgut.
Ndrec Kola ishte denuar me 10 vjet burg nga gjykata e tiranes pasi ne 2002 kishte vrare me arme zjarri per shkaqe banale shtetasin me iniciale S.H.Pas vrasjes Kola ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte arratisur në shtetin fqinj.Në 2014 ky shtetas u arrestua në Greqi dhe u ekstradua në Shqipëri.Pas kësaj I akuzuari ankimoi vendimin e denimit te tij me argumentin se, edhe pse nuk kishte njohuri për procedimin penal ndaj tij, ai ishte gjykuar në mungesë. Dënimi i tij u bazua në deklaratat e katër dëshmitarëve të dhëna gjatë hetimit, të cilët ishin marrë në pyetje vetëm nga prokuroria dhe nuk kishin dhënë provat e tyre në gjykim.
Më 12 mars 2015, Gjykata e Apelit Tiranë la në fuqi vendimin e datës 11 dhjetor 2012, duke u shprehur se fajësia e kërkuesit ishte provuar nga një këqyrje në vend, ekspertizë mjeko-ligjore, ekspertizë balistike, procesverbal për sekuestrimin e provave materiale dhe deklaratat e katër dëshmitarëve të tjerë të dhëna në gjykim, si dhe deklaratat e dëshmitarëve të dhëna gjatë hetimit. Edhe Gjykata e Lartë rrëzoi ankuesin në Janar 2016. Ankuesi ka bërë ankim kushtetues më 10 maj 2017, duke kërkuar prishjen e vendimeve të gjykatave më të ulëta dhe lejimin e kërkesës së tij për rigjykim.Por në 4 korrik 2017, Gjykata Kushtetuese e shpalli të papranueshme ankimin kushtetues të ankuesit si të depozituar jashtë afatit katër mujor.