Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin Tiranë-Elbasan në dalje të tunelit.
Paraprakisht bëhet me dije se një mjet ka dalë nga rruga.
Burime për FaxNews bëjnë me dije që shkak mendohet të ketë qenë lëvizja tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit dhe prezenca e lagështirës në rrugë.
Deri tani raportohet për një të plagosur, konkretisht shoferi i mjetit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje nisi hetimet mbi shkaqet e aksidentit.