Kryeministri Edi Rama ka thënë që është duke pritur fjalën e KFOR-it për rrëmbimin e 3 policëve shqiptarë nga serbët.

Rama ka shkruar në Twitter, se KFOR është duke hetuar rastin dhe për ata që thonë se qeveria shqiptare është duke heshtur apo po i hedh benzinë zjarrit, kryeministri ka thënë që nuk duan t’ia dinë as për Kosovën as për Shqipërinë.

Rama: Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!

Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë,