Një shpërthim më tritol është regjistruar dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë.

Mësohet se një sasi tritoli i është vendosur makinës së një biznesmeni në këtë zonë. Autori raoportohet se ka qenë i maskuar.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz. Para hetuesve biznesmeni ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi, por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar.