Aksident në aksin nacional Ersekë – Leskovik.

Paraprakisht mësohet se një shtetas ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.

Vetë drejtuesi ka mbetur i lënduar, ndërsa po transportohet me ambulancë drejt spitalit të Ersekës.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.