Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lëshuar disa urdhër-arreste për inceneratrët, ndërsa që në orët e para të mëngjesit. Policia e Shtetit është vënë në lëvizje për realizimin e këtyre masave, ku raportohet për disa të arrestuar, e disa të tjerë që janë ende në kërkim.

Lufta për lajmin e fundit dhe copy paste, ka çuar mediat online drejt Fake News ose lajmit të rremë. Ditë e sotme portalet po buçisnin me lajme për të arrestuarit duke nxjerr emra dhe fotot e personave të cilët nuk ishin arrestuar. I tillë ishte rasti i administratores së Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra e cila sipas medieve ishte arrestuar por realisht nuk ka asnjë masa arresti ndaj saj. Por shpejtësia për lajmin e fundit çoi dhe mediat thuajse “serioze”, drejt fake news duke përdorur emrat dhe foto të personave të cilët nuk kanë lidhje me këto arrestime.

“Lufta” për lajmin e fundit që çoi në Fake
“Lufta” për lajmin e fundit që çoi në Fake

Postimi i avokatit Erjon Murataj:

Nisur nga lajmi i publikuar sot në ABC News, ku me emër dhe mbiemër dhe me figurë, jam futur në listën e atyre që janë arrestuar nga Spak, dëshiroj të sqaroj opinionin publik.
Erjon Murataj nuk ka qënë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e një komisioni që vjedh shqiptarët, aq më pak të një PPP të shpifur si ajo e inceneratorëve, e cila mund të ketë lidhje vetëm me njerëz që përfitojnë koncesione sic janë bashkëpronarët e ABC News, në spitalet Hygea dhe Amerikan, te cilet ne fakt janë perfituesit e vetëm, por jo vetëm, te koncesioneve ne sistemin e shëndetsisë.
Ne pritje te nje ndjese publike , jam duke hartuar dhe ndjekur hapat ligjore, per te çuar perpara drejtesise, gazetare , redaktorë apo pronare mediash, të cilet vjedhin naten dhe akuzojne diten.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3D3172530899695412%26id%3D100008155980095&show_text=true&width=500