U plagos me thikë nga bashkëshorti i saj një muaj më parë, Marjola Myrtollari ndërron jetë në QSUT.
Mbrëmjen e 4 qershorit në lagjen nr.10 në Korçë, 46-vjeçari Aleko Myrtollari ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollarin 38 vjeçe e cila fillimisht u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.
Në datën 6 qershor, Marjola Myrtollari u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Pas ngjarjes, në 4 qershor, Aleko Myrtollari për dy ditë iu shmang policisë, për t’u vetëdorëzuar më datë 6 qershor.
Sipas informacioneve ata kishin prej kohësh konflikte, deri sa më datë 4, Aleko ka nxjerrë nga banesa fëmijët dhe ka qëlluar disa herë më thikë të ndjerën.
Çifti i bashkëshortëve, prej pak kohësh kishin vendosur të jetonin në Korçë, pasi siç kanë bërë me dije fqinjët, ata kanë jetuar më parë në Tiranë.
Aleko Myrtollari, punonte me sezone jashtë shtetit, sakaq 38-vjeçarja ka qenë e papunë.
Siç është bërë e ditur, 46-vjeçari Aleko Myrtollari ishte konsumues i alkoolit dhe rrinte shpesh i dehur.
Në datën 8 qershor Aleko Myrtollari është paraqitur në gjykatë, ku ka pranuar dhe krimin.
“Ika në Francë, u stabilizova atje. U dërgoja para, por kur erdha në shtëpi nuk i gjeta familje të rregullt. Fëmijët ishin të paedukuar dhe çupa nuk shkonte në shkollë. E bëra për xhelozi. Bëra veprim të nxituar për nënën e 3 fëmijëve”, ka thënë Mytrollari.
(Xh.H/FaxWeb)