Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit. Ajo do të mbahet me datë 20 korrik në orën 10:00. Kështu, gjykata ka lënë kohë në dispozicion për avokatët e shtatë të pandehurve të tjerë, për t’u mbrojtur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ta.
“Gjykata ka ndërprerë fazën e mbrojtjes duke e shtyrë atë për 20 korrik, për të pasur mundësi avokatët mbrojtës të shtatë personave të tjerë të pandehur që të bëjnë mbrojtjen përballë gjykatës në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit”,
Më herët, kanë folur avokatët e ish-ministritt të Mjedisit Lefter Koka, të cilat i kanë paraqitur gjykatës një material prej 124 faqesh, teksa kanë renditur argumentet se pse ish-ministri duhet të shpallet i pafajshëm, pavarësisht se prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 10 vite burg.
Ndërkohë, i pandehuri tjetër, Alqi Bllako shprehet se është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me akuzat e bëra ndaj tij. Ndër të tjera Bllako shprehet se nuk ka pasur asnjë rol në lidhe me inceneratorin e Elbasanit.
“Jam i pafajshëm. Në cilësinë e sekretarit të pergjithshem të ministrisë nuk i kam patur rol në zgjedhjen e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Kam patur rolin e zyrtarit që kryente vetëm shkresa përcjellëse mes institucioneve. Nuk kisha asnjë rol në lidhje me inceneratorin e Elbasanit”, ka thënë Bllako.