Nga Erion Murataj
Arbeni nuk do të mbytet i vetëm, ai do të marrë dhe shokë me vete.
Kam zgjedhur të hesht në bataren e panderë të këtyre ditëve për gjyqin publik e monist që iu bë (TIGRIT)Ahmetaj duke e vënë në presion absurd dhe vetë hetimin .
S’dua fare të merrem apo paragjykoj provat apo arsyet që e kanë çuar SPAK-un në kërkesën për arrestimin e ish bashkëpuntorit më të ngushtë të Ramës.
Por një gjë më neveriti këtë sistem amfib ku jetojmë.
Salla ku gjykohet e vendoset për fatet e shqiptarëve me një tufë ordinerësh që gjer dje i bënin orale “Tigrit” sot ishin më të zellshmit për ta groposur atë.
Unë s’kam asnjë dashamirësi ndaj Arben Ahmetajt dhe uroj të shkojë pas hekurave nëse ka vjedhur nga taksat e shqiptarëve.
Por!
Duke lexuar statusin e sotem të “tigrit” kuptova se ai s’do të mbytet i vetëm.
Se di pse kam bindjen se bumerangu do të jap dhe kokën e mbretit dhe zbythjen e revolucionit imagjinar.
Fundja nëse “tigri” do ta bëj këtë në një farë mënyre do të shlyej sadopak borxhin që u ka shqiptarëve.
Të paburrave dhe të panderëve gojorist në bashki, ministri apo institucione i them se: “Llumi me llum lahet e sot mund vetëm të zgjidhni në cilin krah të llumit doni të jeni”.
Hasta la vista thuhet në kësi rastesh ….