Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ish-Kryetarit të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe gruas që shfaqet në videoskandal, Alma Kaçi. Në këtë mënyrë, Gjici do të vijojë të mbetet në “arrest me burg” për veprën penale “korrupsion pasiv”, ndërsa Alma Kaçi do të vijojë të hetohet me masë sigurie “arrest shtëpie”, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion aktiv”.

Në një video të publikuar në media, Alma Kaçi shfaqet në ambientet e zyrës së Gjicit, duke kryer seks oral me këtë të fundit. Ndërsa në një video të dytë, pak sekonda pas aktit seksual, ata shfaqen duke biseduar për favorizim në një tender për sterilizimin e qenve në Bashkinë e Kukësit. Ditën e sotme, në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit mbërriti Alma Kaçi, kjo e fundit paksa më e çliruar sesa herën e parë kur mbërriti në GJKKO, ku u përpoq maksimalisht që ti fshihej kamerave.