Një 16 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka goditur me grushte dhe me thikë një person. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë një shtetas 16 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas dhe me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër. “/abcnews.al