Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë. BMË-ja e drejtuar nga qytetari me inicialet M.K është përplasur me motorin e drejtuar nga qytetari me inicialet M.Z 56 vjeç.
Si pasojë e lëndimeve, 56-vjeçari u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë: Korçë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes, ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.