28-vjeçari me inicialet E.P banues në Mat, është arrestuar në flagrancë, pasi ka goditur punonjësin e policisë brenda në ambientet e aeroportit.

Njoftimi i Policisë: Tiranë-Nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në Mat, pasi në ambientet e aeroportit, ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.