Lule, qiri dhe zemër në ngjyrë deti për Jonada Avdian. Kështu e kujton Robert Bollano vogëlushen e cila humbi jetën gjatë pushimeve për shkak të pasigurisë në breg.
Ai ishte dëshmitar i tragjedisë dhe sot me ndjeshmërinë e babait, në vendin ku vajza u kthyer për të përkujtuar vogëlushen.
“Emigrantë të ndershëm që vinin të shpenzonin paratë e tyre në vendin tonë dhe në vend të vinin për pushime, një njeri i papërgjegjshëm ia preu jetën në mes vajzës. Që mbrëmë isha i shqetësuar, prisja mëngjesin që të vija ta kujtoja atë vajzë. Ajo është vajza ime, jo biologjike, pro shpirtërore.“-shprehet Robert Bollano.
Përplasja për vdekje e 7-vjeçares nga ish polici Arjan Tase që po drejtonte skafin me shpejtësi në breg të detit, vazhdon të shqetësojë pushuesit. Edhe pse vazhdojnë të zgjedhin Himarën si destinacion turistik për të pushuar prej qetësisë të ofruar, ngjarja e 2 gushtit ka lënë njollë të zezë në zonë.
Të vetëdijshëm për përmirësimin e kushteve, vizitorët ndjejnë keqardhje që sakrifikimi i jetëve bën që të shtohet vëmendja për sigurinë në det.
“Vitin e kaluar kemi qenë 30 metra nga veni i ngjarjes, jemi tronditur shumë, aty mund të ishin edhe fëmijët e mi”-shprehet një pushues.
Pavarësisht tragjedive me mjetet lundruese në plazhe, jo të gjithë pushuesit janë ndërgjegjësuar për pasojat dhe vazhdojnë drejtojnë skafet me shpejtësi e në zona afër bregut duke rrezikuar jetë. Për të parandaluar ngjarje si ajo e Potamit, është ngritur Njësia Policore Detare, e përbërë nga 104 punonjës të cilët monitorojnë bregdetin shqiptar.
Top Channel