Gjykata e Vlorës ka vendour masën arrest me burg për 33 vjeçarin që goditi me grushte biznesmenin. Rei Meta qëndron në burg ndërsa akuza me të cilën do të përballet është ajo e vdekjes nga pakujdesia, vepër që dënohet me gjobë deri në 5 vite burg.
Rei Meta u konfliktua ditën e hënë me Armando Meshau. Pas debateve mes tyre pati përplasje fizike. Pala mbrojtëse ka paraqitur në gjykatë edhe një raport që tregon se 55 vjeçari që ndërroi jetë kishte patur një ndërhyrje bypas në zemër.
Meshau ndërroi jetë pak minuta pas goditjeve ndërsa Meta u dorëzua në polici pak orë pas ngjarjes. Rei Meta do të transferohet në paraburgimin e Vlorës.