Shqiptarët shpesh janë konfuzë për emrat dhe pamjen e frutave, sidomos ato të pyllit. Mareja nuk bën asnjë përjashtim në këtë rast.

Emri botanik i maresë është Arbutus Unedo dhe AgroWeb po ju sjell në vëmendje këtë frut unik, që gjendet në këtë sezon në treg.

Bima e maresë e cila ka ngjashmëri me boronicat e kuqe, shpesh përdoret për zbukurim. Kjo bimë formon atë që njihet si “pema e dredhëzës”.

Frutat që ajo çel janë të formave dhe ngjyrave të ndryshme. Shumë prej bimëve çelin lule të bardha dhe gjethe të shndritshme me gjemba.

Fruti i maresë ka përmasat e dredhëzës ndaj këtu ka lindur edhe pseudonimi “pema e dredhëzës.” Shija e saj është unike dhe freskuese, ndonëse pak të thartë.

Në rajonin e Mesdheut, kokrrat e egra Arbutus janë mbledhur dhe vlerësuar prej kohësh. Në këto vende, mareja konsiderohet si një pemë frutash me shumë potencial.

Mareja është pjesë e trashëgimisë shqiptare, ndonëse këto bimë nuk janë kultivuar për përdorim komercial.

Nga njëra zonë e vendit në tjetrën, emri ndryshon nga mare’ në koçimare, por shija mbetet e njëjta.

Mareja rritet e egër në natyrë.

Mbledhja e këtyre frutave është një aktivitet i rëndësishëm për njerëzit që jetojnë pranë zonave ku rritet ajo. Marenë mund ta gjeni në tregun e fshatarëve. Njerëzit që e konsumojnë marenë e vlerësojnë atë jashtëzakonisht shumë.

Një nga specialitetet më të çmuara Shqipëtarë është rakia e maresë. Por ajo përdoret edhe për reçel, marmaladë dhe gliko.

Shija e tyre nuk ka të krahasuar. Fruti i maresë është i ngrënshëm kur është mbipjekur. Mbipjekja e shkakton fermentimin e frutit, dhe kjo e bën atë të prodhojë sasi të vogla alkoli.

Prej këtej vjen legjenda që nëse e tepron me të ngrënit e maresë, atëherë mund të dehesh sikur ke pirë alkool.

Për të vërtetuar nëse është legjendë apo e vërtetë, ekipi i AgroWeb vendosi të eksperimentojë.

Dy pjesëtarë të redaksisë, një vajzë dhe një djalë, ia dolën të konsumojnë me normë 1 kilogram mare’ për 60 minuta. Rezultati? Të dy vijuan punën pa asnjë shenjë të ndonjë ndikimi nga alkooli.

Por vetë fruti ka super vlera ushqimore dhe është i mbushur me vitamina dhe minerale. Mareja përmban sasi të mëdha farash. Secila prej tyre përmban nga një mineral që shërben për rritjen e bimës ndërkohë që tuli i maresë përmban sasi të mëdha të vitaminës C dhe sheqerna komplekse.

Ato janë antiseptike dhe përdoren për gargare për të kuruar fytin, ulçerën e gojës, por edhe për të shëruar të çarat në lëkurë dhe plagët.

Mareja ka sasi të mëdha antioksidantësh, acid galik, taninë, vitaminë C, vitaminë E dhe karotenoidë që sugjerojnë se mareja është një ushqim që promovon fort shëndetin e mirë./AgroWeb.org