Pas rreth një ore duke pritjeje, forcat e RENEA-s kanë mundur që të futen brenda banesës së 62-vjeçarit Ramiz Muçollarit në Maliq.

bëhet me dije se të shtënat nga autori aknë ndaluar, dhe po bëhen verifiket e nevojshme rreth gejndjes së tij shëndetësore.

Muçollari, 62 vjeç, ka plagosur orët e para të mëngjesit të sotëm me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe, si dhe ka goditur me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën që prej orëve të para të mëngjesit, dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë dhe forcave RENENA.

Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar, i cili është i armatosur me armë zjarri.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shtetasi Ramiz Muçollari vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe prej 20 vitesh trajtohet me ilaçe.