Ministria e Brendshme ka publikuar foto të 62-vjeçarit Ramiz Muçollari pas ekzekutimit nga forcat RENEA në banesën e tij në fshatin Qesarakë.
Siç shihet në foto, viktima qëndron i pajetë në dysheme, i mbuluar me gjak dhe armën tek këmba. 62-vjeçari u vra nga forcat RENEA mëngjesin e sotëm pas dështimit të tentativave për dorëzimin e tij.
“Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale “Renea”, kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale “Renea”, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre”, raporton policia, duke shtuar se “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr.
Pas rreth një orë shkëmbimi i zjarrit, 62-vjeçari është qëlluar për vdekje.