Policia e Sarandës ka reaguar pas raportimeve për të shtëna në qytetin bregdetar. Policia sqaron se shtetasi K.Q, i cili lëvizte me mjetin tip “BMW” ka dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme. Më pas ai braktisi mjetin dhe u largua por u arrestua pas disa minutash ndjekje.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin tip “BMW”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme, pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.