Situatë e rënduar në aksin Bradashesh-Elbasan, ku për disa minuta u bllokua qarkullimi.

Qindra makina pritën në radhë kilometrike, teksa nuk u bë e ditur arsyeja e bllokimit. Makinat për disa minuta ndaluan totalisht dhe qytetarët u detyruan të prisnin në temperatura të larta.

“Kemi një kohë të gjatë që presim të lëvizim dhe jemi në vend numëro”, kanë deklaruar shoferët.Ndërkohë me ndërhyrjen e policisë, situata u normalizua. “Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit tek rrethrrotullimi në Bradashesh, është bllokuar qarkullimi i automjeteve, ju informojmë se: Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të numrit të lartë të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren, për monitorimin e lëvizjes së automjeteve.