Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para të shiut në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.
Ndërsa pas mesditës pritet që shirat të shtrihen në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ku herë pas here të jenë rrebeshe.
Përjashtim bën vija bregdetare e cila mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësiratë shpeshta, kjo situatë atmosferike do të vijojë deri vonë gjatë natës kur pritet dobësim i sistemit
të reshjeve.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.