DVP Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: – A. S., 28 vjeç, banues në Gramsh, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si edhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë; B. N., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit K. Sh., 25 vjeç, 2 shtetas të mitur 10 vjeç dhe 15 vjeç, si edhe S. Sh., 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më pas në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.\egnatia news