18 trupa janë gjetur të djegur në një zonë të pyllëzuar tashmë të shkrumbuar nga flakët, në verilindje të vendit pranë kufirit me Turqinë. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i departamentit të zjarrfikëses së Greqisë dhe dyshohet se viktimat janë emigrantë të paligjshëm nga lindja e mesme.
Sipas mediave greke trupat e karbonizuar janë gjetur të ndarë në dy grupe.
Ngjarja e fundit e çon në 20 numrin e viktimave nga zjarret në katër ditët e fundit në vendin fqinj.
Ndërkohë që flakët janë dalë jashtë kontrollit, gjatë natës autoritetet bënë evakumn e spitalit universitar të Aleksandropolit për shkak të rrezikut nga tymi dhe flakët.
Dhjetëra pacientë, përfshirë edhe 11 të porsalindur që merrnin shërbim mjekësor në këtë spital, u transportuan të sigurt me ambulanca drejt portit të qytetit nga ku u morën me anije.
Qindra zjarrfikës, forca të policisë, ushtrisë dhe vullnetarë i janë bashkuar betejës kundër flakëve. Edhe banorë të zonave të përfshira po mundohen me të gjitha mënyrat të ndalojnë përhapjen e zjarreve.
Në total janë dhjetëra fshatra banorët, e të cilët janë detyruar të zhvendosen nga banesat e tyre ndërsa paralajmërimet mbeten aktive për disa zona të tjera.
Të gjithë qytetarët e Alexandropolis janë këshilluar të qëndrojnë brenda banesave me dyer dhe dritare te mbyllura.
Në kushtet e temperaturave të larta, thatësirës dhe erërave, autoritetet kanë para lajmëruar se edhe në ditët në vijim situata e zjarreve do të jetë kritike.