Një konflikt fizik me dy grupe ka ndodhur në Kavajë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “2 Sallbeg”, mëngjesin e sotëm, teksa lajmi është bërë publik mbrëmjen e sotme.
Burime nga vendngjarja bëjnë me di se si pasojë e sherrit një person është dhunuar me shkop bejsbolli. I plagosur ka mbetur Zenel Lushkja, i cili ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë.
Ndërkohë pas sherri autorët e përfshirë nuk janë ndalur, por në mbrëmje i kanë goditur edhe makinën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.