Dy persona, një shtetase greke dhe një shqiptar janë plagosur në një atentat të ndodhur mbrëmjen e të dielës rreth orës 20:30 minuta.
Dy persona, një shtetase greke dhe një shqiptar janë plagosur në një atentat të ndodhur mbrëmjen e të dielës rreth orës 20:30 minuta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ampelokipi” jashtë shkollës së Panormou në Athinë. Kur policia shkoi në vendngjarje nuk gjeti personat e plagosur dhe as gëzhojat.
Paak më vonë u njoftua nga Spitali i Kryqit të Kuq për dy të plagosur, një greke 20-vjeçare dhe një shqiptar 32-vjeçar, të cilët kanë marrë plagë me armë zjarri, shkruan media greke.
20-vjeçarja ka dëshmuar në Polici se ka marrë një plumb në kofshë teksa po ecte në kryqëzimin e rrugëve Panormos dhe Larisa, ndërsa vetë nuk e njeh 32-vjeçarin shqiptar.
Media greke shkruan se shqiptari i plagosur njihej nga policia si person me precedent penalë në fushën e narkotikëve dhe ishte arrestuar edhe më parë.
Policia po shqyrton mundësinë që 32-vjeçari të ketë qenë shënjestra e personit të armatosur. Në të njëjtën kohë, po mbledhin materiale nga kamerat e sigurisë të dyqaneve të zonës si dhe deklarata të dëshmitarëve për të zbuluar më shumë mbi dinamikën e atentatit, shkruan prothotema