📌Policia Rrugore e Elbasanit e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Gjithashtu, kontrolle të shtuara, me pajisje bashkëkohore logjistike, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik.
Gjatë muajit gusht,✅janë arrestuar në flagrancë 53 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, nga këta ✅ 16 drejtues automjetesh në gjendje të dehur dhe ✅37 drejtues motomjetesh pa leje drejtimi.
Si rezultat i monitorimit të të gjitha akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:
Gjatë muajit gusht 2023, janë ndëshkuar administrativisht, në total, 8087 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
✅1325 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara;
✅854 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
✅342 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
✅506 drejtues automjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit;
✅3751 drejtues automjetesh, për shpejtësi tej normave të lejuara.
✅ 288 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
✅1021 drejtues të tjerë, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.