Partia Demokratike këtë të shtunë do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, ku do të zgjidhet edhe Këshilli i ri Kombëtar.
Ashtu siç ishte përcaktuar, mbledhja, e cila do të nisë në orën 10:00, do të bëhet në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Sipas draft statutit të PD-së mësohet se Basha ka shkarkuar Gazmend Bardhin dhe kompetencat e tij i ka marrë vetë ai, duke u bërë kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë.
‘Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave. Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”, thuhet në ndryshimet e statutit të PD-së.
Gjithashtu sipas draft statutit të PD-së këtë të shtunë pritet të miratohet edhe për përjashtimin nga anëtarësia e atyre që kanë kandiduar për subjekte të tjera. /abcnews.al