Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. “Perla” e Jasir Asanit ndaj Polonisë është përzgjedhur si goli më i bukur i raundit, teksa të shumtë janë ata futbolldashës që e konsiderojnë goditjen perfekte të “legjionarit”, si golin më të bukur të kualifikueseve deri më tani.
Goli i Asanit ishte padyshim pikënisja e një fitoreje historike ndaj Polonisë, fitore e cila u vulos nga goli i “bomberit”, Mirlin Daku, në pjesën e dytë të sfidës, duke na dhuruar kështu vendin e parë në grupin E.
Ndërkaq kujtojmë, se Asani e fiton për herë të dytë këtë çmim duke qenë se një gol të ngjashëm e ka shënuar edhe kundër Moldavisë. Fitues gjithashtu për çmimin si goli më i bukur, ka qenë edhe “predha” e Kristjan Asllanit, në fitoren ndaj Ishujve Faroe. /i.m /abcnews.al