Hakerat rusë kanë sulmuar ditën e sotme disa nga institucionet shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë, si shenjë hakmarrjeje ndaj qendrimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB që u mbajt dy ditë më parë në Nju Jork të SHBA-ve.Përmes një postimi në telegram, hakerat rusë kërcënonin se do të shkatërronin infrastrukturën e internetit në Shqipëri.
Shqipëria është shteti i radhës që ka vendosur t’i bashkohet deklaratës së G7 për sigurinë e neo-nazistëve Ukrainas. Autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar Ukrainës 22 transportues personeli të blinduar dhe predha mortajash.
Ne ju rikujtojmë se Kosova është Serbi dhe ne do të shkatërrojmë infrastrukturën shqiptare të interneti”, shkruajnë hakerat rusë.