Qyteti i Rrëshenit u trondit paraditen e kësaj të marte nga vrasja e 62 vjeçarit Martin Bardhi. Ai u ekzekutua me armë zjarri pranë spitalit të qytetit. Martin Bardhi është një emër i njohur për policinë pasi në muajin mars të këtij viti, ai së bashku me të birin Enrik Bardhi kanë tentuar të vrasin nipin e Kastriot Reçit.
Ngjarja ndodhi pas një përplasje fizike mes Saimir Reçit dhe Enrik Bardhit që sipas policisë nisi për një parakalim dhe më pas ky i fundit shkoi në shtëpi, mori një automatik dhe së bashku me të atin qëlluan në drejtim të mjetit të tij.
vijon..