Dosja dhe dyshimet për abuzime me fondet IPARD II, për të cilën ka nisur një hetim dhe SPAK-u, u bë objekt debati në komisionet parlamentare këtë të hënë.

Ilir Beqaj, që është Koordinatori Kombëtar i Fondeve IPA, ia kaloi të gjithë përgjegjësinë për çdo elementë që lidhet me shpërndarjen e fondeve dhe kontollin e tyre, Ministrisë së Bujqësisë që deri më 12 shtator, drejtohej prej ish-ministres Frida Krifca.

“Së pari, IPARD mënaxhohet në mënyrë indirekte nga një autoritet menaxhues pranë ministrisë së bujqësisë. Do të ishte mirë që të ishte këtu dhe vetë autoriteti menaxhues. Së dyti, në momentin, mos gabohem në 2018 kur na është dhënë në menaxhim indirekt kanë ardhur nga Brukseli që na e kanë intrastur, që AZHB-ja është e aftë të bëjë një menaxhim indirekt. Nuk kemi ne shkallën e lirisë ta vendosim vet menaxhimin indirekt”

Ilir Beqja nuk u shpreh gjatë mbi këtë dosje, që hedh dyshimet se janë bërë aubizime me fondet që janë dhënë nga Bahskimi Eurpian për të mbështetur bujqësinë shqiptare. Koordinatori kombëtar i fondeve IPA thotë se ai nuk ka asnjë raport nga Zyra Evropiane kundër Mashtrimit, OLAF për shkelje të pretenduara apo të ndodhura.

Në korrik, Komisioni Europian ndërpreu përkohësisht fondet për Shqipërinë në kuadër të programit IPARD II, një masë që u morë në kuadër të një hetimi të nisur nga Brukseli, pas akuzave për korrupsion me fondet për bujqësinë.

Por qeveria shqiptare nuk do e lërë këtë çështje vetëm në dyert e Brukselit por do e adresojë që të mos përsëritet në vijim. Shembullin e mori nga Kroacia, e cila ka shënuar një rast të ngjashëm.
Sinkron Rama: “Është rasti që kemi aktualisht lidhur me disa korektime të domosdoshme që do të bëjmë në fushen e administrimit të fondeve të BE për bujqësinë sepse një rast të ngjashëm ka pasur dhe Kroacia jo para shumë kohësh dhe na intereson shumë të mësojmë në adresimin struktural që qeveria kroate ka bërë në këtë drejtim”./abcnews.al