Përpara nisjes së seancës së sotme plenare në Kuvend kishte edhe një protestë të ‘Lëvizjes Bashkë’ për minimumin jetik. Por ndërsa deputetët futeshin në sallë, protestuesit qëndronin përpara hyrjes dhe kontestonin deputetët që hynin në parlament.
Mirëpo njëri prej deputetëve nuk ka duruar akuzat e protestuesve. Dhe ka qenë pikërisht deputeti i Partisë Demokratike dhe mbështetësi i Lulzim Bashës, Helidon Bushati.
Disa vetë nga turma e kanë akuzuar për pazare dhe përgjigja e Bushatit ka qenë e ashpër.
“Plehra, qelbësira, u bëtë ju po na tregoni pazaret. Hajdeni se jua a tregoj unë pazaret”, kanë qenë disa nga reagimet e deputetit ndaj protestuesve