Në kuadër të Tetorit rozë që njihet edhe si muaji kundër kancerit të gjirit, gratë dhe vajzat e Partisë Socialdemokrate në Elbasan organizuan një aktivitet në qëndër të qytetit me qëllim nfërgjegjësimin dhe sensibilizimin e femrave për këtë sëmundje. Nën moton ‘’Bashkë për jetën’’ ato zgjodhën si mënyrë simbolike të ndanin nga një fjongo duke informuar edhe grat e vajzat e tjera në lidhje më këtë sëmundje. Të gjitha njëzëri bashkohen në një pikë dhe përmes mësazhit të tyre inkurajojnë cdo grua që të kryej kontrolle mjeksore.
Aktivitete të tilla sensibilizuese do të vijojnë përgjatë gjithë muajit tetor në të gjithë qarkun e Elbasanit duke përcjellë mesazhin së diagnostikimi në kohë shpëton jetën ndaj asnjë grua nuk duhet të ndjehet e frikësuar të bëj një kontroll rutinë që mund të rezultojë shpëtimtarë për jetën.