Jeep njoftoi se modeli i tij i sapodalë në treg Avenger, që është “Makina Evropiane e Vitit 2023”, pati mbi 40 mijë porosi.
Kompania duket të jetë e kënaqur me rezultatin, veçanërisht pasi mbi 40% e porosive të Jeep Avenger janë të versioneve tërësisht elektrike.
Sipas Dataforce, numri i regjistrimeve të Jeep Avenger deri në gusht arriti në 18,487, prej të cilave 31% ishin tërësisht elektrike.
Avenger, i cili u prezantua vitin e kaluar në panairin e automjeteve në Paris, prodhohet në fabrikën e Stellantis në Poloni. Në fillimet e tij modeli elektrik me bateri filloi me rreth 41, 500 dollarë.