Një 40-vjeçar është arrestuar pasi dhunoi vëllain e tij. Në pranga përfundoi shtetasi Z. D, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllanë e tij.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Z. D., 40 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllanë e tij.