Kushtet klimatike kanë bërë që produktet bujqësore që rriten nën tokë të jenë më produktive si në cilësi ashtu edhe në sasi. Të tilla janë patatja dhe qepa në fushën e Maliqit, të cilat duket se po shpëtojnë sezonin e disa fermerëve në këtë zonë.
Pas humbjeve të mëdha në grurë dhe pemëtari, ata që kultivuan pataten dhe qepën duken të kënaqur. Përveç çmimit të mirë, fermerët janë të sigurt se fara e patates që ata kanë kultivuar nuk mund të konkurrohet as nga importi.
Përkrahja e shtetit me subvencione edhe në mjete bujqësore është kërkesa që vjen nga fermerët.
Përveç fermerëve, kulturat e patates dhe qepës duket se kanë hapur edhe fronte pune për dhjetëra banorë të zonës, duke treguar se bujqësia në këtë zonë funksionon kur mbështetja dhe orientimi i fermerëve bëhen si duhet.