Rreth 500 raste konfirmohen çdo vit në qarkun e Elbasanit me sëmundjen e diabetit. Sipas mjekut endokrinolog dy janë ndër faktorët kryesor që po ndikojnë në rritjen e rasteve të konfirmuara me diabet.

Se pari shkaqet lidhen me kequshqyerjen dhe faktori tjetër është plakja e popullsisë.Mjeku thote se edhe stresi ka një ndikim në diabet duke e rënduar atë.

Diabeti prek edhe të miturit ku cdo vit konfirmohen të paktën 2 fëmijë me një nga tippet e kesaj sëmundje. Për të shmangur shfaqjen e kësaj sëmundjeje mjekët specialist këshillojnë një ushqyerje sa më të shëndetshme si dhe aktivitete fizike/ sportive.

https://www.youtube.com/watch?v=wIWg9lXq8ig