Mbrëmjen e kësaj të hëne, e më konkretisht, që prej orës, 20:30, në Paris, të Francës po zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim një garë “e ethshme” pritet mes “pleshtit”, Lionel Messi e “vikingut” Erling Haaland për fitimin e trofeut.

Pas çmimit të “Kopa Trophy” dhe çmimit “Socrates”, çmime të cilat u fituan nga “yjet” e Real Madrid, Jude Bellingham e Vinicius Junior, tashmë është radha e “katalanasve” të Barcelona, për t’u bërë protagonist të kësaj mbrëmjeje.

Mirëpo, nuk bëhet fjalë për skuadrën e meshkujve, por për atë të femrve, me “blaugranat” që janë shpallur ekipi më i miri i vitit, në futbollin e femrave. /i.m /abcnews.al