Shqipëria
Vendi ynë, gjatë orëve të paradites do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvillim të tyre duke sjellë reshje të përkohëshme shiu. Gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesnë më të madhe të vëndit. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbetet me vranësira dhe shira. Ku herë pas here do të jenë në formë shtërngate. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gjatë orëve të mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 25°C.
Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.