Prokuroria e Tiranes ka marrë me pyetje ekspertet mjeko-ligjore qe kryen aktin e femijës 3-vjec që ndërroi jetë pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për Faxneës se po bëhet analizimi per te vendosur riekspertim.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në klinikën e Roland Xhaxhos, ndërsa familjarët denoncuan rastin në Faxneës, ku thanë se i mituri ndërroi jetë për shkak të dozës së lartë të narkozës.
I vogli qëndroi për disa orë në klinikë dhe kur shkoi në shtëpi, shfaqi probleme shëndetësore ndërsa ndërroi jetë në spital.