Kryeministri Edi Rama ka qenë personazhi i radhës në shfaqjen televizive italiane Fratelli di Crozza, që transmetohet në kanalin Nove, të drejtuar nga Maurizio Crozza.

Në video duket sikur po zhvillohet një dialog mes komedianit Crozza dhe dy liderëve, ndërsa shkak i gjithë kësaj shakaja është bërë marrëveshja shumë e diskutuar mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij, Meloni, për të ngritur në Shqipëri dy kampe emigrantësh. Pasi jep në plan një foto të Ramës dhe Melonit, pas firmosjes së marrëveshjes, vendos dhe epitete, duke e cilësuar Ramën si ‘Gjiganti’.

Komediani mes ironisë thotë se; “Marrëveshja lindi këtë verë në Shqipëri, buzë detit. Aty lindi “shkëndija” mes të dyve… ishte mes një spritz dhe një kikiriku që ata vendosën gjithçka. Këtu ky aperitiv na ka kushtuar 116 milionë, pa përfshirë pijet”.