Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në Allias. Mjeti mësohet se është në pronësi të Kozak Bracit, një nga personazhet e njohur në “Tik Tok”.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës teksa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.