Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot ankimimin e bërë nga Monika Kryemadhi për sekuestrime që SPAK ka bërë për llogari të disa hetimeve paralele që kjo prokurori po bën për të dhe për ish-presidentin Ilir Meta.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhit i janë sekuestruar disa sende të ndryshme, por sipas burimeve jo zyrtare mëson se bëhet fjalë për disa celularë dhe dokumente shkresore që do t’i vijnë në ndihmë hetimit që po zhvillohet për ta.
Sakaq, mësohet se janë sekuestruar edhe dy aparate telefonikë celularë të dy personave, bashkëpunëtorë të saj, pa status të veçantë të deputetit dhe se Kryemadhi ka kundërshtuar këtë veprim hetimor.
Sipas burimeve, agjentët e BKH, me urdhër të SPAK-ut kanë kryer një hetim të befasishëm në vilën e Elona Gurit te Kodra e Diellit.
Gjatë kontrollit është sekustruar edhe një telefon, nga zbërthimi i të cilit janë përftuar materiale kompromentuese për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Elona Guri dyshohet se ka lëvizur paratë e pista të Ilir Metës dhe Kryemadhit.
Sipas burimeve, nga zbëthimi i telefonit janë zbuluar afera korruptive, lëvizje të shumave të mëdha parash, pastrim parash, si dhe janë identifikuar pasuri të tjera të fshehura.
Në seancën e së enjtes SPAK u përfaqësua nga prokurori Sotir Kllapi, prokurori i cili po heton kallëzimin kundër Kryemadhit për pagesa të kryera në SHBA për çështje lobimi nga Lëvizja Socialiste për Integrim në vitin 2017.
Ka qenë ish-deputeti demokrat Halit Valteri ai që ka kallëzuar në SPAK në qershor të këtij viti, çiftin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Kallëzimi erdhi pas publikimit të një shkrimi në mediat austriake, ku u pretendua se Meta ka paguar afro 700 mijë dollarë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në muajin maj, gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një shkrim në të cilin thuhej se Meta kishte paguar 700 mijë dollarë për të lobuar përmes një kompanie nga Qipro për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ndër të tjera në këtë shkrim u ngritën edhe pikëpyetje për shpenzime të tjera të çiftit Meta-Kryemadhi, si dhe operacionet e ndryshme të estetikës të ish-kryetares së LSI-së.\Prapaskena